Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se para bizneseve ndërkombëtare do të prezantojë 20 projekte të rëndësishme në forumin “Kosova Business Forum”, ku temë kryesore do të jetë “Prishtina 2030 – Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes”.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shtoi se këto projekte përfshijnë infrastrukturën, teknologjinë, zhvillimin urban, arsimin dhe shëndetësinë në Kryeqytetin Prishtina, shkruan Arbresh.info.
“Me datë 24 Janar 2024 do të prezantoj para shumë bizneseve ndërkombëtare 20 projekte të rëndësishme të cilat synojnë të ndryshojnë ndryshojnë trajektoren e zhvillimit të qytetit tonë në vitet në vijim. Këto projekte përfshijnë infrastrukturën, teknologjinë, zhvillimin urban, arsimin dhe shëndetësinë në Kryeqytetin Prishtina.”, ka shkruar Rama.
Ndër të tjera, ai tha se konferenca do të jetë një platformë për të nxitur dialogun transaparent publiko-privat.
Po ashtu, ai njoftoi se do të jetë një mundësi që qytetarët, investitorët dhe bizneset të njihen me mundësitë e investimeve në Prishtinë dhe të diskutojnë mbi mënyrat se si mund të kontribuojnë në transformimin e kryeqytetit./Arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...