Me rastin ditës Ndërkombëtare të Privatësisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizon një konference për te arriturat e kësaj agjencie gjatë vitit 2015.
Viti 2015 u cilësia si vit i kthesave për mbrojtjen e të drejtave për mbrojtjen e të dhënave të Privatësisë.
Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personal, Ruzhdi Jashari tha se për katër vite e gjysmë punë të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave, janë shënuar suksese të konsiderueshme por edhe me sfida të ndryshme. Ai tha se koha e globalizmit dhe revolucioni i pajisjeve të automatizimit, duke filluar nga pajisjet statike deri te ato portative të mundshme, të cilat janë të lidhura me makinën kërkuese paraqesin sfidën e këtij shekulli, transmeton arbresh.info.
I pranishëm ishte edhe ministri i Arsimin, Arsim Barjami i cili tha se Agjencia Shtetërore e të Dhënave është një institucion shumë i rëndësishëm për shtetin e Kosovës.
“Ne jemi të kënaqur për punën dhe raportin që kemi së bashku. Po punojmë në shumë projekte së bashku siç është projekti për vendosjen e kamerave në të gjitha shkollat”. Tanimë në disa shkolla kemi vendosur edhe sistemin online që prindërit të kenë mundësinë të shohin se sa po mësojnë fëmijët e tyre”, tha Bajrami.
Ai u zotua se Ministria e Arsimit do të mbushte edhe më tutje këtë punëtori.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, tha se kjo Agjenci që ka filluar punën në vitin 2015 , ka rezultuar me suksese në të gjitha punët, të cilat i ka nisur dhe se ka krijuar një balanc për mbrojtjen ndërmjet atyre që duhet të jenë private dhe atyre të dhënave që duhet të jenë publike. Madje ai tha se qe dy vjet kjo Agjenci ka krijuar një lidhje të afërt me kryeministrin dhe Kuvendin e Kosovës, e ky bashkëpunim ka krijuar një plan mësimor me mësues të veçantë, të cilët do të mbajnë mësim për adoleshentët, se si t’i mbrojnë të dhënat personale.
Një prej qëllimeve të kësaj konference ishte që të sillet rreth tryezës së diskutimeve përfaqësues me përvojë të autoriteteve homologe si dhe ekspertë të angazhuar nga zyra e BE-së për të ndarë praktikat e tyre në zhvillimin e fushatave vetëdijësuese./Arbresh.info
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...