Ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave kundër COVID 19, dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kontingjent ky prej 35 mijë e 100 vaksina Pfizer kundër COVID-19, raporton arbresh.info
Presidentja Vjosa Osmani falënderoi presidentin e SHBA Joe Biden, ajo tha se miku i mirë shihet në ditë të vështira.
“Sot jam këtu për dy arsye për të thënë faleminderit SHBA dhe për ta ritheksuar rëndësinë e madhe për tu vaksinuar qytetarët. Në muajin mars i jam drejtuar Biden që të na ndihmojë por duke mos ditur datën e saktë, isha e bindur se Biden do të bashkëndjente në ketë situatë. Institucionet tona siguruan edhe vaksina të tjera, sot ShBA na dhuroi ketë kontingjent por do të vijnë edhe kontingjent të tjerë. Miku i mirë shihet në ditë të vështira faleminderit presidentit Biden”, tha Osmani.
Kryeministri Albin Kurti tha se, sot po pranojmë 35 mijë e 100 vaksina, dhe falënderoi aleancën COVAX, dhe ata që po dhurojnë në këtë aleancë.
“Po pranojmë kontingjentin prej 35 mijë 100 vaksinash, falënderojë aleancën COVAX qe po dhurojnë në ketë alënac dhe tani që po përballemi në përhapjen e virusit delta. Ne vendosem prioritet menaxhimin e pandemisë dhe sigurimin e vaksinave. Zgjidhja përfundimtare është vaksinimi. Urojmë që ta përmbushim synimin që brenda vitit 60% e popullatës të imunizohen.”, tha Kurti.
Këto vaksina të dhuruara nga SHBA u mirëpritën me një ceremoni nga, Ambasadori i ShBA-së Philip Kosnett, Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë Arben Vitia./ arbresh.info

Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...