Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka – Nimani, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.
Pasi që e falënderoi për vizitën, kryetarja Caka – Nimani e njoftoi ambasadorin Kosnett me punën e deritanishme të Gjykatës, si dhe me prioritetet e saj gjatë mandatit tre vjeçar në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo shprehu mirënjohjen për përkrahjen që Qeveria amerikane i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet projekteve të ndryshme për konsolidimin e saj institucional që nga themelimi dhe theksoi nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Pasi që i uroi suksese Caka – Nimani në detyrën e Kryetares së Gjykatës, ambasadori Kosnett u zotua për vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Kushtetuese dhe për institucionet e tjera në vend, me qëllim të forcimit të gjyqësisë së pavarur dhe sundimit të së drejtës në Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit
Katari rihap hapësirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Ushtria izraelite lëshon paralajmërim të ri për evakuim nga ...
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë r...
Barcelona po përgatitë largimin e Ronald Araujos – tre emra ...
Macron thirrje pas sulmeve në Katar: Spiralja e kaosit duhet...