Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka bërë thirrje që fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit të krijojnë shpejtë dhe në mënyrë efikase institucionet e reja.
“Unë dëshiroj gjithashtu të përgëzoj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe paqësore. Ata folën edhe një herë. Nxis partitë fituese që të formojnë qeverinë shpejtë dhe në mënyrë efikase”, ka thënë Kosnett, transmeton Arbresh.info.
Diplomati amerikan ka thënë se nuk ka hapësirë për vonesa duke qenë se qeveria e re ka përpara shumë sfida.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeveri efektive që përmbush mandatin e saj në plotni”, ka shtuar tutje Kosnett.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...