Presidenti i atëhershëm i Serbisë Vojislav Koshtunica dhe bashkëpunëtori më i afërt i tij Aleksandar Nikitoviq, të martën (sot) do të paraqiten në seancë gjyqësore nën hetimet lidhur me djegiet e ambasadave në Beograd pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, transmeton KosovaPress.
Këta të dy do të kenë mundësinë t’i shpjegohen trupit gjykues në cilësinë e dëshmitarit për ngjarjen në fjalë.
Fushata e djegies së ambasadave në Beograd kishte nisur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nën thirrjet “Kosova është Serbi”.
Ndryshe deri më tani janë dëgjuar deklaratat e katër personave të dyshuar për këtë rast, të cilët akuzohen për prishje të rendit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare./KP
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...