Drejtoria e Bujqësisë në komunën e Rahovecit do të punoj me staf të reduktuar si masë mbrojtëse nga virusi COVID-19.
Këtë vendim e ka marrë kryetari i komunës, Smajl Latifi në një mbledhje të jashtëzakonshme, shkruan arbresh.info.
Në njoftim thuhet se shërbimet për fermerë do të ofrohen pa asnjë pengesë.

“Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë Komunale të thirrur nga Kryetari i komunës z. Smajl Latifi edhe DBPZHR mbajti mbledhje me stafin e drejtorisë, ku u vendos që:
Nga data 13.03.2020 (e Premte) Drejtoria e Bujqësisë do të punojë me staf të reduktuar. Poashtu kjo Drejtori njofton fermerët se puna do të vazhdojë dhe shërbimet do të ofrohen pa asnjë pengesë.
Këto masa parandaluese janë ndërmarr në mënyrë që mos të krijohet ndonjë rast i cili do të rrezikonte fermerët dhe zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë nga virusi COVID-19”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...