Përfundimi i procesit të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës nga Izraeli, situata në Izrael dhe në Lindjen e Mesme si dhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ishin temat kyçe të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla pati me ambasadoren e Izraelit, Tammy Ziv.
Pas pajtueshmërisë së arritur mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, Ministrja Gërvalla falënderoi Ambasadoren Ziv për këtë hap, i cili do të ndikojë në lidhjen më të fortë të dy shteteve tona dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Ministrja Gërvalla dhe Ambasadorja Ziv folën edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në ekonomi, arsim dhe fusha tjera me interes të përbashkët./Arbresh.info
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...