Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar sot draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe.
Sipas këtij draft-statusi, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës
Përfaqësuesi i FES-it për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Renè Schlee, tha se tri objektivat e draft-statutit janë se ai është në një linjë me Kushtetutën, merren parasysh shqetësimet dhe kërkesat e komunitetit serb dhe është në linjë me marrëveshjet e Brukselit, marrëveshjen e parimeve të vitit 2013.
“Një status i Asociacionit/ Bashkësisë, do të diskutohet. Ne jemi duke tentuar që të ndihmojë në dialogun Kosovë – Serbi. Ka pasur debate por jo progres, deri sot nuk ka pasur konkrete diçka prandaj ne kemi marrë përsipër që ta përballojmë këtë dokument që të kemi një diçka të prekshëm”, tha ai.
Egzon Osmanaj, koordinator i projektit tha se një nga pikat kyçe të procesit është marrëveshja e vitit 2013.
Ai thotë se ka pasur tendenca të thuhet se ka [Asociacioni] ka qenë i porositur.
Më tej ai shtoi se ka pas rrjedhje të dokumenteve të cilat kanë shtuar presion në punën e tyre.
“Kjo ka filluar qysh në vitin e kaluar që të ofrojmë mundësi për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ne kemi punuar që ta bëjmë hartimin e draftit që Kosova ta themeloj Asociacionin. Deri tash kemi pasur disa pengesa rreth hartimit të draftit, kjo ka dashur të sjell dëme për punën tonë, por ne kemi punuar vetëm dy organizata që të shkruajmë këtë draft. Për gjatë kohës kemi pasur rrjedhën e disa shkrimeve të statutit e që na kanë shkaktuar probleme e telashe. Pra ideja e Asociacionit vjen sipas marrëveshjes 2013 dhe atë të vitit 2015, pra ne kemi dashur që të nisim për të përpiluar një statut sipas marrëveshjeve paraprake. Ne kemi dashur që të punojmë në bazë të legjislacionit dhe asaj të kushtetutshmërisë që ka dal nga Gjykata Kushtetuese. Pra ka parime e cila është bërë në bazë të frymës së kushtetutshmërisë, pra kjo ka kaluar dhe kemi përfunduar. Ky është një dokument duke u bazuar në parime. Kjo nuk duhet shihet ndryshe përveç asaj që i kemi shkruar e jo çka thuhet. Në vijim do ta publikojmë në dy gjuhët, shqipe dhe serbe”, tha Osmanaj./arbresh.info/

Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut zhvillon aktivitet ...