Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Këshillit të Prindërve, Imret Rashitin, me të cilin kanë biseduar për Garën e Diturisë e cila do të mbahet nesër.
Koordinatori Hoti, e ka njoftuar kryetarin Rashiti për përgatitjet që janë bërë për Garën e Diturisë dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen e ofruar për këtë garë dhe Programin Nacional për Rininë.
“Gara e Diturisë është organizuar për të gjithë nxënësit e Kosovës, nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë. Kjo garë fillimisht do të zhvillohet brenda shkollës, ku pas testimit do të zgjedhet nga një fitues për secilën lëndë, për secilën gjeneratë”, ka thënë Koordinatori Hoti.
Ndërsa, kryetari Rashiti duke folur në emër të këshillit që udhëheq tha se e mbështetë Garën e Diturisë pasi që është risi në Kosovë.
“Ne konsiderojmë se ky program është shumë i dobishëm sepse do të nxisë dhe do t’i motivojë nxënësit për të mësuar më tepër për shkak se ka rolin e një gare. Nga kjo mund të nxjerrim edhe përfundime të mira se do të ketë një nivel të nxënësve që do të tregohen me talentet e tyre në lëndë të caktuara apo në aktivitete të ndryshme sportive”, ka thënë kryetari Rashiti.
“Megjithatë, ky projekt është shumë i dobishëm, nuk ka qenë në të kaluarën dhe është një risi për Kosovën, për këtë ne e konsiderojmë dhe e vlerësojmë lartë. Ne si Këshill i Prindërve edhe një herë e shprehim falënderimin për këtë program të koordinatorit dhe të institucioneve të Kosovës. Ne urojmë që nxënësit të kenë suksese më të larta”.
Pas takimit, Koordinatori Hoti së bashku me kryetarin Rashiti, kanë përcjellë përgatitjet për shpërndarjen e testimeve nëpër shkolla.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...