Afati kohor i konvertimit të patentë shoferëve të strukturave serbe ilegale në patentë shoferë të Republikës së Kosovës, përfundon më 23 gusht.
Nëse deri në këtë periudhë nuk përfundon ky proces tërësisht, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka njoftuar se përdoruesit e patentave ilegale, mund të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro.
”Në ato raste , me shumë mundësi do të shkruhet gjobë nga 500 deri në 1500. Më pas, shoferi mund të telefonojë dikë që ka patentë të vlefshme për ta marrë makinën ose për ta hequr atë nga rruga. nuk është problem edhe nëse nuk ka licencë”, tha Elshani për kosovo online.
”Nuk po flasim për patentë shoferë të Serbisë, por për ato të lëshuara nga struktura paralele, ilegale, një dokument të tillë e trajtojmë sikur nuk ekziston dhe për ne do të thotë që shoferi nuk ka patentë shofer”, ka theksuar ai mes tjerash.
Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh ...
Presidenti i Finlandës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për t...
Netanyahu kërkon rezultate të shpejta/ SHBA dhe Izraeli, qën...
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në takimin inaugurues t...
Dogana zbulon 40 tonerë të padeklaruar në Vërmicë, vlera rre...