Persona me inicialet V.H, F.,S., K.H, O.K, B.K, A.Q, janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepra penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Sipas Policisë, drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas hetimit të filluar në muajin gusht të këtij viti, ka kontrolluar disa lokacione në Malishevë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan, Shtime dhe Suharekë.
Policia thotë se cak i kontrollit ka qenë e një kompani që selinë e kishte në Malishevë dhe gjashtë degë në qytetet e lartcekura.
Pas hetimeve dhe kontrollit të ushtruar në këtë kompani, policia ka arrestuar tetë persona dhe sekuestruar disa prova materiale.
“Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë: V.H V.H, F.,S., K.H, O.K, B.K, A.Q, të gjithë shtetas të Kosovës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale një veturë, server dhe shumë dokumente.Të gjithë personat e dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull