Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje solemne në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Kryeministri Albin Kurti, tha se pavarësisht se Kosova është një shtet i ri, gjuha, kultura dhe populli i saj janë të lashë.
“Sot në këtë mbledhje solemne të qeverisë, kujtojmë aktin historik të shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Kujtojmë qëndresën dhe sakrificën e popullit, nderojmë heronjtë dhe veprimtarët e rënë ndër shekuj, rezistencën paqësore dhe kryengritjet e armatosura pas Luftës së Dytë Botërore, që kulmuan me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kurti.
“Sot Pavarësia jonë mbush 18 vjet, mbase një moshë e re për shtetin, por një kapitull i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të gjatë si popull. Vërtetë shteti, Pavarësia dhe Kushtetuta jonë është e re, por gjuha, kultura dhe populli ynë janë të lashtë. Shteti i Kosovës është ndërtuar dhe qëndron për vlerat e lirisë e të demokracisë, të barazisë e drejtësisë, prosperitetit dhe të gjithëpërfshirjes”, u shpreh kryeministri.
Ai shtoi se Kosova si shtet i ri, ka arritur shumë si shtet ashtu edhe si shoqëri.
Kurti po ashtu foli edhe për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Sot mbahen padrejtësisht në Hagë. Kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe Pavarësinë është i çmuar dhe historia do të jetë ajo që do ta bëjë gjykimin e drejtë”, u shpreh kryeministri.
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës