Policia e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas të saj për kontrabandë me bagëti nga Kosova.
Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është kryer të martën nga policia kufitare në Kukës.
“Më datë 12.06.2018, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tropojës”, shtetasi Sh.N., vjeç 54, banues në Tiranë, u kap me fugonin tip “Benz” duke transportuar 10 bagëti të trasha të futur kontrabandë nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
I dyshuari do të ndiqet sipas Nenit 174 të Kodit Penal të Shqipërisë.
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...