Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë, u angazhua menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme.
Përmes një njoftimi në Facebook, ministria ka bërë të ditur se thuhet se trupat shqiptare janë në gatishmëri për ruajtjen e mjedisit dhe sigurisë.
“Kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë, u angazhua menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme. Trupat shqiptarë, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë në gatishmëri 24h për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...