Konsumatorët po ankohen se faturat e fundit të KEDS-it për muajin janar janë dyfishuar krahasuar me ato të muajit paraprak. Kjo ka bërë që të shtohen radhët e gjata në sportelet e KEDS-it, ku ankesat e qytetarëve lidhur me faturat e energjisë për muajin janar, janë të shumta.
Qytetarët po tregojnë se me gjithë shfrytëzimin e paktë të energjisë gjatë këtij muaji faturat u kanë ardhur shumëfish më shtrenjtë se muajve të kaluar. Disa nga ta, madje, kanë akuzuar KEDS-in se po i fsheh kostot e shpenzimeve nga faturat, të cilat ky distributor u dërgon në shtëpitë e tyre.
Kjo gjë i ka ndodhur konsumatorit nga Hani i Elezit, Naim Mejdi Bushi, i cili në faturën e tij ka gjetur se KEDS-i në shumën totale e ka faturuar për 9 euro më tepër.
Deri sa ky konsumator me kalkulimin e KEDS-it ka paguar në total faturën prej 46.08 eurosh, me një llogaritje të tijën Bushi ka gjetur se realisht është dashur të paguajë 37.12 euro.
Po ashtu edhe Ajvaz Hajrullahu, banor i “Lagjes së Spitalit” në Prishtinë, derisa mbante faturën në dorë, borxhin e së cilës sapo e kishte shlyer në sportelet e KEDS-it, thotë se deri në muajin dhjetor ka paguar nga 20 euro, kurse për këtë muaj ka paguar 40 euro. /Zëri/
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...