Në shenjë solidariteti dhe respekti, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka ulur sot flamurin në gjysmë shtize, duke nderuar viktimat e tragjedisë së rëndë që tronditi Crans-Montana.
Ky veprim simbolik shpreh ndarjen e dhimbjes dhe respektin për jetët e humbura, si dhe qëndrimin pranë familjeve të prekura dhe institucioneve zvicerane në këto momente të vështira. Konsullata ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar lidhjet e ngushta të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicra.
Komuniteti shqiptar në Zvicër bashkohet në këtë akt solidariteti, duke shprehur respekt dhe empati për të gjithë ata që po përballen me pasojat e kësaj tragjedie.
Mungesë transparence tek analizimi i rasteve nga FFK-ja, pri...
Pamje nga ndodhi vrasja në Podujevë
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...