Kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca, do të zhvillojë sot një takim të përbashkët me partitë politike për të diskutuar mbi seancën konstitutive të Kuvendit.
Takimi do të mbahet në orën 12:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Pavarësisht se fillimisht ishte parashikuar që në takim të merrnin pjesë kryetarët e partive, ata nuk do të jenë të pranishëm.
Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka njoftuar se një përfaqësues i partisë do të marrë pjesë, pasi kryetari Albin Kurti ndodhet jashtë vendit.
Manxhuka nuk ka zbuluar emrin e personit që do të marrë pjesë në takim në vend të Kurtit./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit