Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Drejtoren rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Zhvillimit (UNDCO), Gwi Yeop Son, së bashku me Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, zyrtaren e lartë për koordinim rajonal, Mona Folkesson dhe drejtorin e Zyrës së koordinatores (DCO), Lorik Pustina.
Me këtë rast, kryekuvendari Konjufca e vlerësoi bashkëpunimin me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, veçmas përkrahjen me pajisje të domosdoshme për menaxhimin dhe përballimin e pandemisë.

Ndërsa, Gwi Yeop Son konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së mëtutjeshme të UNDCO-së për institucionet e vendit tonë. /arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër