Kryetari i Kuvendit, Galuk Konjnufca, me rastin e vdekjes së reporterit Alban Bujari ka ngushëlluar familjen Bujari, duke thënë se është një humbje për të gjithë Kosovën.
Përmes rrjetit social ‘Facebook’ Konjufca tha se kontributi i Albana Bujarit tejet profesional e rriti në vlerë dhe në produkt fushën e fotografisë në përgjithësi, duke vënë theksin në fotografitë më të rëndësishme që lidhen me luftën në Kosovë.
“Si fotoreporter i përkushtuar i luftës, ai dokumentoi këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë, duke i dhënë imazh ngjarjeve e duke i dokumentuar ato. Aparati i tij i bëri më të dukshme krimet e Serbisë në Kosovë, ndërsa mediet e huaja e bënë më të njohur realitetin e luftës sonë përmes fotografive të tij”, ka shkruar Konjufca.
Tutje, ai shtoi se vdekja e Alban Bujarit është humbje për të gjithë Kosovën.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës