Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar Pashkët për të gjithë qytetarët e besimit katolik dhe protestant.
Konjufca uroi që kjo festë të vijë në të gjitha familjet e shoqërinë me shëndet, begati, dashuri e ngrohtësi për njëri-tjetrin, e të mbushur me besim e shpresë për të ardhmen e përbashkët.
“Kjo festë na sjell mesazhin e besimit, angazhimit për atë që është e mirë, thirrje për të përqafuar të drejtën, për të punuar për një shoqëri që me sakrificë i tejkalon vështirësitë përpara e i hap vetes të ardhmen shpresëplotë”, shkroi Konjufca.
Të dielën, qytetarët e besimit katolik dhe protestant festojnë Pashkët.
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...