Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca në rastin e 7 marsit, ditës se mësuesit ka uruar të gjithë mësimdhënësit.
Konjufca përmes një statusi në Facebook, tha se “Dita kur përkulemi me nderim dhe mirënjohje para forcës më përparimtare të shoqërisë sonë”.
“Mësuesit tanë, nga rilindasit e deri në ditët e sotme, nuk janë vetëm simbol i edukimit dhe arsimimit të brezave të tërë të kombit por edhe heronj e burim frymëzimi në rrugën e lirisë, dalzotës dhe vija e parë e qëndresës atdhetare përballë sfidave shekullore. Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë, thuhet për pishtarët e dijes”, ka shkruar Konjufca./Arbresh.info
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...