Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët myslimanë dhe qytetarët që festojnë përmbylljen e muajit të shenjtë të Ramazani me rastin e Fitër Bajrami.
Në urimin e tij, Konjufca ka theksuar se pas një periudhe të gjatë përkushtimi dhe reflektimi, kjo festë na fton të kuptojmë vlerën e sakrificës, forcën e shpirtit dhe rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin.
Postimi i plotë:
Gëzuar Fitër Bajramin!
Në këtë ditë të bekuar, u shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të besimit islam dhe të gjithë qytetarëve që festojnë sot përmbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pas një periudhe të gjatë përkushtimi, vetëpërmbajtjeje dhe reflektimi të thellë, Fitër Bajrami na fton të ndalemi dhe të kuptojmë më qartë vlerën e sakrificës, forcën e shpirtit dhe rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin. Është një moment që nuk shënon vetëm fundin e agjërimit, por edhe një rikthim tek ajo që na bashkon si shoqëri: ndjeshmëria, solidariteti dhe përgjegjësia e përbashkët për të mirën e përbashkët.
Në një kohë sfidash, këto vlera bëhen edhe më të domosdoshme. Le të shërbejë kjo festë si një kujtesë se forca e një shoqërie matet me aftësinë e saj për të qëndruar pranë nevojtarëve, për t’u solidarizuar me njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar ura mirëkuptimi e besimi.
Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pranë familjeve tuaja, me zemër të qetë, me shëndet dhe me shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë./Arbresh.info
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...