Minitsri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca është deklaruar nga Haga, lidhur me luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se Gjykata Speciale po tenton shtrembërimin e historisë së luftës së drejtë të UÇK-së.
“Ne patëm kritikën tonë për këtë gjykatë, gjykatë që fokusin e kishte padrejtësisht në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe unë jam këtu për ta konfirmuar edhe një herë se lufta jonë, lufta e popullit tonë, ishte luftë e drejtë, e pastër, ka qenë luftë mbrojtëse, nuk ka qenë qëllimi i kësaj lufte sulmi i një populli tjetër, targeti i vetëm i uniformave të UÇK-së ka qenë policia dhe ushtria serbe, njerëzit e uniformuar okupatorë që bënë gjenocidin në Kosovë”, tha Konjufca.
Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës tha se UÇK nuk ishte ndërmarrje kriminale, dhe sipas tij, kjo e vërtetë do të dalë edhe në Gjykatën e Hagës.
Ai sot do të marrë pjesë në seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...