Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se po të mos ekzistonte prezenca e madhe e ndërkombëtarëve në Kosovë, eksponentë të VV’së do ishin burgosur politikisht.
Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se dëshmia e presidentit, Hashim Thaçi, në çështjen “Syri i Popullit” është shpifje që ka pasur për qëllim largimin e VV’së nga skena politike.
“Po të mos ishte NATO këtu ne do ishim në burg”, tha ai.
“E kam lexuar me shumë vëmendje dëshminë e Thacit në gjykatë, e kam lexuar disa herë. Ai ka thënë se krijues të kësaj organizate janë Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, këtë e dëshmon edhe veprimtaria e tyre e hershme. Këtë e ka thënë ai”, shton Konjufca
“Kur e kemi paditur, është dashur të bëhet edhe një citim se për cilën deklaratë po e paditni. E kemi cituar këtë deklaratë të tij: Karriera e tyre politike tregon se gjatë kohës së luftës ata kanë shkruar komunikata që kanë përcarë UÇK’në dhe kanë nxitur likuidime”
“Nuk kemi pasur qare pa bërë padi ndaj Hashim Thaçit për deklarim të rrejshëm, kështu quhet ajo kategoria e paditjes”, shpjegoi Konjufca.
Roma blindon pozitën e katërt, triumfon në udhëtim tek Torin...
Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës...
“1 miliardë euro për Bordin e Paqes”/ Rama reagon pas artiku...
Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohe...
Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave
Debati për Groenlandën dhe tarifat amerikane, Rutte dhe Trum...