Deputeti Glauk Konjufca ka thënë se PDK është virus që ndaj saj imunitetin e nevojshëm ka treguar që e ka vetëm VV.
“Këtu jemi mbledhur në një seancë që ta debatojmë platformë ne qeverisjes Haradinaj por ata nuk janë këtu. Ky është shembulli që po shohim në ditën e parë të qeverisjes së tyre. Ata nuk po tregohen të përkushtueshëm, me këtë po na tregojnë se qeverisjen e tyre do ta mbështetin mbi shpërfilljen totale të kuvendit të Kosovës. Ata nuk po duan ta mbrojnë programin e tyre qeverisës e kjo tregon se ata fare nuk kanë program”, ka thënë ai.
Sipas tij ky program qeverisës e ka vetëm një të mirë.
“Është i vetmi program që është i shkruar nga vetë dora e kryeministrit e jo nga ekspertët. Pra sinqeriteti është e vetmja e mirë. Ne do të kërkojmë që kjo seancë të vazhdoj pasi që nuk po shfaqet Qeveria. Do të duhej që ta mbronin atë që e kanë prezantuar”, ka thënë ai.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...