Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca do të mbaj sot një mbledhje të përbashkët me kryetarët e partive politike.
Këtë e ka konfirmuar, shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, i cili tha se mbledhja do të mbahet në ora 12:00.
Kërçeli deklaroi se mbledhja do të mbahet për organizimin e seancës konstituive më 15 prill.
Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin si datë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë kësaj seance zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, dhe deputetët e rinj bëjnë betimin.
Seanca e parë udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i riu në sallën e Kuvend./Arbresh.info
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...