Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka falënderuar homologët, përfaqësuesit e shteteve mike dhe të organizatave ndërkombëtare për letër-urimet e tyre, dërguar me rastin e zgjedhjes së tij në krye të legjislativit të vendit.

“U ndjeva i lumtur, i vlerësuar dhe i nderuar kur mora letër-urimet e juaja me rastin e zgjedhjes sime në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Prandaj, në emër të popullit të Kosovës dhe në emrin tim, iu shpreh falënderimet e mija më të përzemërta për urimet e juaja. Po ashtu u jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që vendet e juaja dhe organizatat ndërkombëtare ku punoni i kanë ofruar në vazhdimësi shtetit tonë. Do të punojmë në forcimin e partneritetit dhe zgjerimin e avancimin e bashkëpunimit gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët edhe në të ardhmen”, thuhet në letrën e falënderimit të kryekuvendarit Konjufca./arbresh.info/

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...