Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk po mund të dalë nga grushti i Thaçit.
Glauk Konjufca e ka quajtur seancën e parë të jashtëzakonshme një shfaqje të turpshme, kur Haradinaj dhe Limaj u dorëzuan përballë PDK-së, raporton arbresh.info.
“Të gjithë jemi dëshmitarë se në kuvend ndodhi një shfaqje shumë e turpshme fillimisht Ramushi dhe Fatmiri rezistuan karshi PDK-së, por u dorëzuan dhe Ramushi nuk mund të dalë nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Kadrisë”, u shpreh Konjufca.
“Këta po shkojnë me ja mbështet agjendën Vuqiqit, sepse Thaçi ka bërë të ditur se do të flitet për kufijtë me 7 shtator. Projekti është veriu kurse dëshira është lugina dhe kjo nuk na konvenon. Ramushi dhe Limaj u dorëzuan pas dy takimeve me Thaçin”.
Ai tha se do të mbahet seanca e paralajmëruar nga opozita.
Ndërkohë deputetët e kuvendit kanë shkuar në pauzë 10 minutëshe./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...