Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.
Në takim, ndër të tjera, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend e rajon.
Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadorit Grondahl për bashkëpunimin e frytshëm dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë mike për Kosovën në shumë fusha dhe procese integruese, ndërsa theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ambasadori Grondahl, duke e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të partneritetit dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët ndërmjet Norvegjisë dhe Republikës së Kosovës. /Arbresh.info/


Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...