Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot, me rastin e 1 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, ka pritur në një takim drejtuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara HANDIKOS.
Drejtori i kësaj shoqate, Afrim Maliqi, e njoftoi Kryetarin Konjufca në lidhje me aktivitetet e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe pozitën sociale të personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar më shumë përkrahje institucionale për këtë kategori të shoqërisë sonë.
Kryetari Konjufca ritheksoi nevojën që institucionet qendrore dhe ato lokale, por edhe shoqëria jonë në përgjithësi, të rrisin kujdesin dhe investimet në krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara. Ai njëherësh shprehu mbështetje për t’iu siguruar atyre mundësi të barabarta dhe jetë sa më të dinjitetshme. /arbresh.info/

Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...