Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Andreas Gaarder.
Në takim, ndër të tjera, u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, vazhdimin e mbështetjes së shtetit norvegjez për Kosovën në rrugën integruese euroatlantike, si dhe u shkëmbyen pikëpamje lidhur me zhvillimet në vend e rajon.
Kryetari Konjufca, pasi i dëshiroi suksese ambasadorit Gaarder në detyrën e re, vlerësoi lart marrëdhëniet mes dy shteteve tona, të cilat bazohen në miqësi të palëkundur, partneritet dhe respekt të ndërsjellë. Ai po ashtu shfaqi shpresën se gjatë mandatit të ambasadorit Gaarder do të forcohen dhe intensifikohen edhe më tej raportet e dyanshme.
Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit i shprehu mirënjohje ambasadorit norvegjez për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës në shumë fusha, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Ambasadori Gaarder falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen, ndërsa konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në sfera me interes të përbashkët ndërmjet Norvegjisë dhe Republikës së Kosovës./Arbresh.info

Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...