Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri Jorezident të Japonisë për Republikën e Kosovës, Kiminori Iwama.
Në këtë vizitë të parë të ambasadorit Iwama, duke i shprehur mirëseardhje, kryetari Konjufca i uroi atij sa më shumë suksese në detyrën e tij të re në krye të misionit diplomatik të Japonisë në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Kryeparlamentari u shpreh i bindur se me punën e përbashkët do të ruhet bashkëpunimi i mirë mes vendeve tona, por gjithnjë duke qenë edhe më ambiciozë, që ky bashkëpunim të shtrihet dhe thellohet edhe më tej, nëpër secilën fushë e duke angazhuar çdo potencial akoma të pashfrytëzuar, për të avancuar sa më shumë në drejtim të interesave tona të përbashkëta.
Po ashtu, u diskutuan mundësi të bashkëpunimit në fusha si ajo e tregtisë dhe investimeve, si dhe programe të bursave për teknologjinë.
Pasi e falënderoi për vizitën e tij në Kosovë dhe për diskutimin mes tyre, kryetari Konjufca u shpreh i bindur se bashkëpunimi me ambasadorin Iwama do të jetë shumë i frytshëm dhe se me gatishmërinë tonë të pakursyer do të forcojmë gjithnjë e më shumë partneritetin mes Kosovës dhe Japonisë, me angazhim të plotë në zhvillim të raporteve në çdo fushë./Arbresh.info/
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet
E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet n...
DnV evidenton 13 raste të fotografimit të votës
18.40% është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00
Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira p...
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...