Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.
Pasi e falënderoi për vizitën e tij, Konjufca e uroi ambasadorin Kraevski për detyrën e tij të re, duke thënë se do të vazhdojë puna e mirë në drejtim të thellimit të mëtejshëm të raporteve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Bullgarisë, shkruan Arbresh.info.
Në këtë takim u diskutuan çështje të aktualitetit, por edhe më gjerë, që kanë të bëjnë me të dy vendet dhe synimet tona të përbashkëta.
Kryetari Konjufca theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes vendeve tona me të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin, në sfera si ajo e parlamentarizmit, ekonomisë, sigurisë dhe në të gjitha fushta e tjera të interesit të përbashkët.
Kryetari Konjufca e vlerësoi kontributin e Bullgarisë në Kosovë, rolin e saj në rajon dhe theksoi se mbështetja e Bullgarisë për Kosovën është shumë e rëndësishme.
Po ashtu, kryetari Konjufca shtoi se duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë, duke përfshirë edhe projekte dhe iniciativa, për të ecur së bashku drejt qëllimeve tona, prej të cilave përfitojnë shtetet dhe qytetarët tanë, si dhe rajoni ynë./Arbresh.info/

Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...