Ish-ministri i MPJD dhe anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Glauk Konjufca thotë se nuk është larg një fitore siç tha ai, dërrmuese e VV’së në skenën politike në vend.
Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme ata do të fitojnë aq sa nuk do të kenë nevojë për një partner koalicioni.
“Vetëvendosje duhet t’i mbajë dhe t’i kultivojë parimet deri në një fitore e cila të tjerëve respektimin e parimeve do t’ua bëjë të domosdoshme”, tha Konjufca në një emision në Syri Tv.
“Unë mendoj se kjo është e pashmangshme. Kjo periudhë kohore po afrohet. Është shumë afër ky moment, ky çast kur do të ndodh një fitore mendoj e cila mund të kualifikohet si dërrmuese e Vetëvendosjes në skenën politike të Kosovës”, sqaroi ai.
“Një fitore e cila është e gjithanshme edhe ndaj të cilës të tjerët më nuk mund të kenë makinacione”, tha Konjufca.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...