Në 25 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot nderime dhe vendosi lule te varri i heroit, në Kompleksin Memorial në fshatin Marinë të Skenderajt.
Po në Kompleks kryetari Konjufca vendosi lule te obelisku me shkronjat e UÇK-së, ku janë skalitur emrat e të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë gjatë betejave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke përkujtuar heroizmin e dëshmorit Kodra, Konjufca theksoi se rënia e Ilazit dhe dëshmorëve tjerë të UÇK-së frymëzon gjeneratat e reja që mos të harrojnë sakrificën dhe përkushtimin e atyre që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu Konjufca bëri homazhe edhe në fshatin Vërbovc të Drenasit./Arbresh.info

Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri