Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë thënë se mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve në veri varet nga vlerësimi që do të japin institucionet e sigurisë.
“Nuk besoj që do të shtyhen. Kjo varet natyrisht prej vlerësimit të institucioneve tona të sigurisë. Dhe në fund Qeveria është ajo që e merr vendimin”, ka thënë Konjufca për RTK-në pas hapjes së Kongresit Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara në Prishtinë.
Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vendimi lidhur me shtyrjen eventuale të zgjedhjeve varet nga situata e sigurisë.
“Kam kërkuar raport të sigurisë në baza ditore. Sot kam takime me disa prej institucioneve të sigurisë, të cilat përafërsisht çdo orë më njoftojnë rreth zhvillimeve në veri. Këto janë vlerësime që bëhen nga institucionet e sigurisë në baza ditore. Në momentin që ta marrë raportin e plotë do të kemi pasqyrë edhe më të qartë sa i përket çështjes së zgjedhjeve”, ka theksuar presidentja Osmani për media, pas manifestimit në kuadër të 16-ditëshit të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave.
Sipas shefes së shtetit, raporti për situatën e sigurisë fillimisht shqyrtohet në KQZ, e që sipas Osmanit, më pas këtij institucioni i takon të vlerësojë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve dhe pastaj t’i drejtohet Zyrës së Presidentes për të marrë vendimin.
“Ekzistojnë kritere të caktuara të cilat janë të caktuara nga Komisioni i Venecias për çështje të shtyrjes së zgjedhjeve. Në rastet kur shprehimisht ligji nuk e parasheh të drejtën e shtyrjes së zgjedhjeve, siç është rasti i Kosovës, atëherë e para duhet të bëhet, në këtë rast vlerësimi nga institucionet e sigurisë. Ky vlerësim duhet të trajtohet në KQZ dhe aty duhet të ketë një propozim për një gjë të tillë në qoftë se ata e vlerësojnë si të nevojshme. Mirëpo, Komisioni i Venecias kërkon që Presidenca patjetër të konsultojë partitë politike dhe në rastet kur shprehimisht nuk përcaktohet me ligj një e drejtë e tillë, atëherë duhet që në këto konsultime me partitë politike të ketë një lloj konsensusi. Në qoftë se ka konsensus, atëherë ky do të jetë një vendim i përbashkët. Pak a shumë kjo është procedura dhe besoj që në dy-tre ditët e ardhshme gjithçka do të qartësohet”, ka nënvizuar Osmani.
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut