Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se është shokuar sot me pamjet e atentatit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se ky atentat është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik, teksa theksoi se populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në çdo rrethanë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sot në mëngjes u shokuam me pamjet e atentatit ndaj Presidentit Trump.
Ky atentat është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik. Falë Zotit, Presidenti Trump i shpëtoi këtij sulmi, ndërsa Amerika sot ka nevojë për bashkim rreth vlerave të saj fundamentale të lirive qytetare dhe politike.
Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në çdo rrethanë e përballë çdo sfide që synon ta cenojë./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...