Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës , Glauk Konjufca ka ngushëlluar kryetarin në detyrë të Senatit të Parlamentit çek, Růžička, për vdekjen e kryesenatorit Kubera
Kryeparlamentari Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar kryetarin në detyrë të Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Jiří Růžička, për vdekjen e kryetarit të deritashëm të Senatit, Jaroslav Kubera.
Telegram ngushëllimi:
“Shkëlqesia Juaj,
Më dhimbje të thellë mësuam lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të ish-kryetarit të Senatit dhe mikut tonë, Shkëlqesisë së Tij, z. Jaroslav Kubera.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ju, popullin tuaj dhe familjen Kubera.
Kubera udhëhiqte dhe frymëzonte me mençuri dhe kompetencë në Senatin e Republikës.
Ai do të mbetet një figurë e nderuar në mesin e miqve dhe kolegëve për kontributin e tij të çmuar që solli në skenën politike të Republikës së Çekisë dhe në Bashkimin Evropian.
Lutjet tona shkojnë së bashku me popullin e Republikës së Çekisë dhe familjen Kubera.
Ju lutem, pranoni konsideratën time më të lartë për Ju dhe për vendin tuaj”, thuhet në telegramin e kryeparlamentarit Konjufca.
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...