Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, në vizitën e tij të parë zyrtare si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës zgjodhi ta realizoj pikërisht në Shqipëri.
Dhe, në kuadër të kësaj vizite, takoi fillimisht Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
“Takimi me z.Ruçi shënon edhe një shtytje të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërshtetëror. Prandaj, në një atmosferë të përzemërt dhe tejet vëllazërore, me z.Ruçi diskutuam për shkëmbimin e përvojave dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës”, shkruan Konjufca në Facebook.
Sipas Konjufcës në takim dominoi pajtueshmëria e plotë dhe vullneti i dyanshëm për dinamizimin dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, harmonizimin e agjendave me interes mbarëkombëtar, bashkërendimin dhe unifikimin e hapave gjatë proceseve integruese rajonale dhe euro-atlantike të dy shteteve tona.
“Mbetemi të përkushtuar që kufirin e padrejtë mes nesh ta bëjmë jo vetëm sa më të padukshëm, por edhe inekzistent në një të ardhme.”/arbresh.info/
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë