Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se do të shkoj për vizitë në Hagë, ku janë duke u gjykuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, ka bërë të ditur se Konjufca do të takohet me të gjithë ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.
Si shef i kabinetit të tij, së bashku me kryetarin e Kuvendit do të vizitojë të gjithë ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Kjo vizitë pritet të ndodh në fund të muajit qershor”, ka bërë të ditur Kërçeli.
Konjufca mbrëmë në televizionin publik ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që Gjykata Speciale po i gjykon për krime lufte, që nga fillimi e ka konsideruar të padrejtë.
Sipas tij, Specialja po përpiqet t’i mbajë të izoluar ish-luftëtarët.
“Tash jemi në një pozicion të vështirë si Kosovë në këtë gjykatë, sepse është vënë para Gjykate struktura kryesore e Shtabit të Përgjithshëm. Këtë gjykatë që nga fillimi e kam konsideruar si të padrejtë dhe kështu do ta quaj gjithmonë dhe derisa po veprohet kështu ndaj krerëve të UÇK-s nga Gjykata, nuk kam se si ta quaj ndryshe përpos si përpjekje për izolim të tyre”, ka thënë ai.
Kryetari i Kuvendit tha se ata mund të mbroheshin edhe në liri dhe këtë gjykim nuk e di si ta quan./EO/
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...