Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në shoqëri të Glauk Konjufcës, Saranda Bogujevcit dhe kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë bërë homazhe te varrezat e anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë, të vrarë mizorisht nga forcat pushtuese serbe më 28 mars 1999.
“Pasi nderuan të vrarët dhe vendosën lule të freskëta në varret e tyre, krerët e shtetit gjatë bashkëbisedimit me familjarë të martirëve dhe qytetarë të tjerë, theksuan përkushtimin e institucioneve për të çuar deri në fund përpjekjet dhe për të mos u ndalur asnjëherë deri kur Serbia të japë përgjegjësi të plotë për krimet e saj që i kreu në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Kurti dhe Konjufca theksuan se masakra ndaj familjes Bogujevci, familjes Duriqi dhe asaj Llugaliu, në të cilën shumica e të vrarëve janë fëmijë dhe gra, tregon mizorinë e pashembullt të Serbisë dhe përmasat e gjenocidit që ajo me aparatin e saj shtetëror të dhunës ka bërë bërë ndaj popullit tonë.
“Kujtimi dhe nderimi për të gjithë të sakrifikuarit për lirinë të cilën po e gëzojmë sot dhe që do ta gëzojnë brezat e ardhshëm, do të jetë i përjetshëm”, u tha gjatë bashkëbisedimit me familjarë të të vrarëve.

Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...
Oda Amerikane dhe Kusari Lila diskutojnë për reformat për pë...
Tregjet globale bien pas shtyrjes së afatit të Trumpit për I...
Gjyqi për Liridona Ademajn, Kushtrim Kokalla: Për vrasjen e ...
Kurti në Francë për takim me Macronin