Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca ka komentuar raportet e presidentes, Vjosa Osmani me kryeministrin, albin Kurti
Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Konjufca ka thënë se relacionet mes Osmanit dhe Kurtit janë të mira dhe nuk ka asgjë dramatike.
Sipas tij, mes tyre mund të ketë dallime në qëndrime për çështje të ndryshme por për luftë politike.
“Sa i përket relacioneve të kryeministrit me presidenten, duke më përfshirë edhe mua si kryetar i Kuvendit të Kosovës, mendoj që relacionet janë të mira, nuk ka asgjë dramatike. Vet presidentja dhe kryeministri dje edhe pardje i dhanë qëndrimet e tyre. Më sa e mora vesh çka thanë ata, këto diferencat në qëndrime për çështje të ndryshme nuk mund të quhen luftë politike”, u shpreh Konjufca.
“Nuk ka luftë politike te personalitet që përfaqësojnë institucionet qendrore në këtë rast, mund të ketë dallime në qëndrime për çështje të ndryshe, këto janë të natyrshme, ndodhin në çdo shtet të botës, ne kur dalim e i formulojmë qëndrimet para bashkësisë ndërkombëtare gjithmonë jemi të një mendje”, deklaroi Konjufca./Arbresh.info
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...