Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se heroi Ilaz Kodra është një nga figurat emblematike të Ushtrisë Çlirimtare i Kosovës e cila siç tha ai, i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtrie në krye me komandantin Adem Jashari.
Sipas tij, Ilaz Kodra nuk kishte asnjë iluzion që Kosova mund të çlirohej pa luftë të armatosur, shkruan Arbresh.info.
“Kontributi për organizimin e strukturimin e luftës së UÇK-së është i hershëm dhe vazhdoi deri ne rënien e tij, si një nga shokët e pandarë të Adem Jasharit, pas rënies se Xheva e Fehmi Lladrovci, ai mori në drejtim organizimin e zonës. UÇK është kapitulli më i ndritur i historisë sonë, të shekullit të 20-të”, ka thënë Konjufca.
Konjufca u shpreh se lufta e Serbisë është gjenocidale.
“Do ta kujtojmë Serbinë si kriminale gjenociale e cila ende nuk është penduar dhe nuk e ka ndryshuar orientimin dhe kursin e saj politik”, u shpreh ai.
Ai përkujtoi edhe masakrën e Studimes e cila u krye 25 vite më parë nga Serbia.
Konjufca tha se kjo është masakra më e llahtarshme e regjimit të Millosheviqit nga i cili, siç u shpreh ai, Serbia nuk po distancohet./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...