Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh Shef i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri i cili tha se nuk mund të ketë bashkëpunim me VV-në, derisa të ndryshojnë qëndrim për ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Konjufca ka thënë se deklarimet e Lutfi Hazirit janë propagandë “palidhje” me emrin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“E kisha lutë Lutfi Hazirin mos të bëjë propagandë palidhje me emrin e Ibrahim Rugovës, për ta sulmuar tjetërkënd, se kështu politika nuk bëhet”, ka thënë Konjufca për Insajderi.
“Për lidershipin e Vetëvendosjes, Ibrahim Rugova ka qenë krye tradhtari i Kosovës. Na nuk harrojmë. Nëse kanë ndryshu diçka sa i përket figures së liderit tonë historik dhe themeluesit të Republikës, këtu jemi. Mund t’i diskutojmë me organet tona partiake. Përndryshe, le ta harrojnë që mund të bëjnë partneritet me LDK’në!”, ishte shkrimi i Lutfi Hazirit, të cili iu kundërpërgjigj së fundi Konjufca./insajderi.com/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...