Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se programet qeverisëse të qeverive të deritanishme e kanë për detyrë të përmbushin vetëm një përceptim që është ai se paska program dhe koncept.
Konjufca duke folur për qeverisjen Haradinaj në tri javët e para, tha se ai po dëshiron të ketë vetëm kompetenca dhe jo edhe përgjegjësi e llogaridhënie, shkruan arbresh.info.
“Kur qeveria Mustafa e shpërfillte seancën me 31 deputetë, Ramushi e kritikonte ndërkaq tash vetë e bënë pikërisht të njëjtën gjë që ai e kundërshtonte. Zotri kryeministër, me Kushtetutë 6 deputetë mjaftont ta thërrasin në interpelancë dhe t’i duhet të vizatohesh në Kuvendin e Kosovës. Kryeministrit tonë nuk i pëlqen fort dhënia dhe përgjegjësia por vetëm kompetenca. Në demokraci këto shkojnë 3 në 1. Nuk mund t’i ndash me ta kojt veq kompetencën por mos me dhanë përgjegjësi dhe llogari”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, në Qeverinë Haradinaj janë krijuar ministri që janë shpikur vetëm për të akomoduar dosta./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=adQ-QlZvc8s&feature=youtu.be
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...