Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nëpërmjet një videoje në “Facebook”, Konjufca ka informuar mërgimtarët se ata duhet të regjistrohen deri më 26 dhjetor. Nëse ata nuk regjistrohen deri në këtë datë, mundësia e vetme për të ushtruar të drejtën e votës do të jetë ardhja fizike në Republikën e Kosovës.
“Siç e dimë të gjithë, zgjedhjet tashmë janë caktuar të mbahen më 9 shkurt. Mirëpo data e regjistrimit është deri më 26 dhjetor. Kjo është datë e regjistrimit për të gjithë ata që duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’votuar me postë apo nëpër konsullatat e ambasadat e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca./Arbresh.info
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë