Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë vizitës së tij në Gjermani, është takuar me presidenten e Bundestagut, Bärbel Bas.
Konujfca bëri të ditur se kanë diskutuar për çështje të rëndësishme.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë që sot të mikpritesha në takim nga Presidentja e Bundestagut Gjerman, znj. Bärbel Bas. Në frymën e raporteve të ngushta mes vendeve tona aleate dhe mike, diskutuam për çështje të rëndësishme, me orientim në kahjen që partneritetin tonë të ngushtë e të palëkundur nëpër vite ta thellojmë edhe më tej në drejtim të zhvillimit të interesave dhe synimeve tona të përbashkëta”, shkruan ai në Facebook.
Kryekuvendari tha se e ka falënderuar homologen për mikpritjen dhe mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës, e në veçanti duke shprehur mirënjohjen për qëndrimin e qartë të Gjermanisë sa i përket sulmit terrorist në Banjskë.
“E falënderova homologen time, znj. Bas për mikpritjen dhe për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë gjithnjë Republikës së Kosovës që nga themelimi i saj, por edhe më herët se kaq. Në veçanti, shpreha mirënjohjen time dhe të vendit tonë për qëndrimet e qarta të Gjermanisë, sa i përket sulmit terrorist në Banjskë”, shkruan Konjufca.
Tutje ai bën të ditur se e ka njoftuar presidenten e Bundestagut se Kosova ka arritur suksese të rëndësishme sa i përket treguesve të demokracisë në vend.
“E njoftova presidenten e Bundestagut se Kosova ka arritur suksese të rëndësishme sa i përket treguesve të demokracisë në vend. Megjithatë, shpreha nevojën e shtetit tonë për shkëmbimin e mëtejshëm të përvojave parlamentare dhe ekstraparlamentare sa i përket rritjes së kapaciteteve demokratike. Nga zj. Bas mora konfirmimin se mbështetja diplomatike, partneriteti dhe bashkëpunimi i gjithanshëm mes nesh do të vazhdojë edhe më tutje”, ka përfunduar shkrimin Konjufca.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...