Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pija Stjernvall, e cila e ka uruar për detyrën e re në krye të Kuvendit dhe për konstituimin e institucioneve të vendit, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ambasadorja Stjernvall po ashtu i vlerësoi shumë të dobishme marrëdhëniet e deritashme në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të shtetit të saj me Republikën e Kosovës.
Në takim u diskutua edhe për ballafaqimin me pandeminë, si prioritet kryesor i institucioneve tona shtetërore, si dhe mbështetjen e domosdoshme rreth sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë.
Kryekuvendari Konjufca e falënderoi ambasadoren Stjernvall për mbështetjen e Finlandës ndaj shtetit tonë në fusha të ndryshme zhvillimore, si dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe./arbresh.info/

Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë