Konjufca, deputetëve: Mos u shtyni kush e don NATO’n e Amerikën më shumë, krejt si njëjtë e dojmë

12:29 | 24 Tetor 2022
A Z

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se NATO’n dhe SHBA’t i dojmë krejt njëjtë.

Opozita e ka kritikuar Qeverinë që në dokumentin e Strategjisë së Sigurisë 2022-2027 nuk tregohet shumë për strategjinë e integrimit të NATO’s.

“Unë veç e kam një lutje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës – më duket shumë e kotë me u shty për NATO-n she SHBA-në mes veti, se e konsideroj qe e dëshirojmë njëjtë secili këtu, ata që nuk i donë si grup parlamentar nuk janë në parlamentin e Kosovës, nuk po marrin pjesë hiç, ju tjerët po më dukeni të njëjtë”, ka thënë Konjufca./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale